Hysaj, Kumbulla dhe Gjimshiti, notat e kuqezinjve në Serie A

Hysaj, Kumbulla dhe Gjimshiti, notat e kuqezinjve në Serie A

23:09, 28/06/2020

Nga futbollistët shqiptarë që u aktivizuan sot në kampionatin italian, mbrojtësi i Veronës, Marash Kumbulla, u vlerësua më mirë.

Pavarësisht barazimit të hidhur me Sasuolon 3-3 në sekondat e fundit të ndeshjes, paraqitja e lojtarit kuqezi është vlerësuar me notën 6 për gjakftohtësinë dhe sigurinë në fushë.

Me gjithë fitoren kundër SPAL-it 3-1, paraqitja e Elseid Hysajt ishte e luhatur në 90 minuta.

Ai u vlerësua me notën 5.5 për paraqitjen në këtë takim duke përmirësuar paraqitjet në pjesën e dytë.

Për sa i përket Berat Gjimshitit, ai u vlerësua me notën 4.5 për ndeshjen kundër Udinezes.

Forma fizike e tij nuk duket e mirë për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve.

Elseid Hysaj (5.5) – Parakalohet në aksionet e organizuara nga Fares dhe Reka që ndihmon Petanjën të barazojë. Preferohet përpara Di Lorencos. Arrin në pjesën e dytë të përmirësojë paraqitjet.

Kumbulla (6) – I sigurtë dhe gjakftohtë dhe nuk duket në vështirësi.

Berat Gjimshiti (4.5) – Nxirret jashtë loje nga Lazanja në 3-4 raste. Nuk arrin ta ndjekë në ritëm, ndoshta nuk ndodhet në formën e tij më të mirë fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco