VIDEO/ Një gol i siguron Chelseat kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë

VIDEO/ Një gol i siguron Chelseat kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë

19:19, 28/06/2020

Moment pozitiv për Chelsea-n e Londrës që, pasi arriti tri fitore radhazi në kampionat, siguroi edhe një biletë në fazën gjysmëfinale të FA Cup.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard fitoi 1-0 në “King Power Stadium” ndaj Leicesterit me gol të Barkley-t në minutën e 63-të i shërbyer nga Willian.

Nuk ia dolën “dhelprat” të shfrytëzonin faktorin fushë (gjithsesi ndeshja luhej pa tifozë), edhe pse iu afruan golit me Jamie Vardy-t në fundin e pjesës së parë, ndërsa Tamy Abrahamit të Chelsea-t iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 55-të.

Goli i shënuar nga Barkley, që vendosi edhe kualifikimin e Chelsea-t, u shënua në një moment përgjumjeje të mbrojtjes vendëse.

Leicesteri e pati një tjetër mundësi të mirë për të shënuar 5 minuta para fundit, por goditja me kokë e Caglar Soyuncu përfundoi mbi tra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco