VIDEO/ Kukësi mjaftohet me një gol me penallti, mban sytë te Skënderbeu-Tirana

VIDEO/ Kukësi mjaftohet me një gol me penallti, mban sytë te Skënderbeu-Tirana

19:03, 28/06/2020

U luajt në “Elbasan Arena” ndeshja e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Bylisit, shkruan Syri.net.

Kukësi fitoi me rezultatin minimal 1-0 me golin e shënuar nga Vasil Shkurtaj në minutën e 37-të me penallti, të cilën e fitoi Enis Gavazaj.

Me këtë fitore skuadra verilindore shkurton në 6 pikë diferencën me Tiranën, e cila do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e saj në transfertë me Skënderbeun.

Bylisi ndodhet në vendin e shtatë me 43 pikë, 4 më tepër se Vllaznia, e cila u mund në fushën e saj me Teutën 3-0, duke ndërlikuar akoma më shumë sezonin, pasi ndodhet në zonën “Play-Out”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco