Ndryshojnë planet e Napolit për Elseid Hysajn

Ndryshojnë planet e Napolit për Elseid Hysajn

18:09, 28/06/2020

Në futboll, planet mund të ndryshojnë papritur, në varësi të situatave të krijuara.

Kështu po i ndodh edhe mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili nga një lojtar që prej një viti kërkon largimin, mund të qëndrojë te Napoli duke rinovuar kontratën.

Mbrojtësi shkodran ka rigjetur veten nën drejtimin e Gennaro Gattusos, çka ka bërë që problemet që hasi kur ishte Ancelotti të hidhen pas krahëve.

Sipas gazetës italiane “Il Mattino”, tani gjërat kanë ndryshuar. Futbollisti shqiptar jo vetëm që mund të rinovojë, por edhe të qëndrojë më gjatë si protagonist.

Gattuso do të vepronte si ndërmjetës për rinovimin e mbrojtësit të krahut, duke bërë presion për qëndrimin e tij.

Fleksibiliteti i shqiptarit në të dy krahët e ka bindur menjëherë teknikun kalabrez.

Dhe nëse një futbollist detyrimisht duhet të largohet, Gattuso preferon t’i japë duart francezit Malcuit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco