Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Rummenigge:  Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë

Rummenigge: Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë

14:14, 28/06/2020

Karl Heinz Rummenigge ka thurur elozhe për Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak u shpall lojtari i vitit në Bundesliga, njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Pas fundit të sezonit, disa komente lidhur me “Yllin” e Bayern i ka dhënë edhe Rummenigge, i cili ka vlerësuar paraqitjet e tij me fanellën e bavarezëve..

“Të realizosh 34 gola në një sezon të Bundesligas, është një arritje e madhe", ka thënë Rummenigge.

“Vetëm ‘bomberi’, Gerd Muller, ka shënuar më shumë gola në një sezon. Dua ta uroj  Lewandowskin për këtë arritje. Ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë”, ishin fjalët e Rummenigge.

Bayern Munich është shpallur kampioni Bundesligës në këtë edicion dhe sigurisht kontribut të madh ka dhënë edhe  polaku me golat e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco