Egbo: Nuk merrem me deklaratat ndaj meje!

Egbo: Nuk merrem me deklaratat ndaj meje!

12:20, 28/06/2020

Tirana luan ditën e sotme me Skënderbeun në transfertë, një kundërshtar i vështirë, i cili ishte i pari që e ndali ekipin e Egbosë në fazën e kaluar, duke i marrë një barazim në “Air Albania”.

Megjithatë Emanuel Egbo shprehte se nuk i hapi probleme ekipi i Dajës në fazën e kaluar, thjesht ishte një ndeshje ku barazuan. Gjithashtu ai u shpreh se nuk dëshiron të flasë për deklaratat në drejtim të tij, duke shtuar se ka shumë punë për të bërë.

“Nuk e di çfarë problemesh na ka hapur Skënderbeu. Është thjesht një ndeshje që e kemi barazuar. Nuk e shoh si problem. Kjo është një ndeshje si të tjerat. E dimë se si luan Skënderbeu. Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Nuk i diskutojmë jashtë ekipit këto gjëra.

Presion rezultati i Kukësit më parë? Nuk na vë në presion. Te merremi me ndeshjet tona, të mos e kemi mendjen te rivalët. Po fituam ndeshjet tona, nuk është aspak problem. Janë edhe 6 ndeshje, nuk e shoh diferencën e pikëve. I marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Mendoj vetëm për Skënderbeun. Ky është principi im. Ju mund të pyesni si të doni, por unë kështu e shoh. Shkallët i ngjis një e nga një.

Deklaratat ndaj meje? Ndoshta ju po talleni me mua, është e palogjikshme të diskutohet më për këto. Unë nuk duhet të merrem me këtë, nuk ka logjikë. E kam thënë që nuk kam koment. Kam shumë punë për të bërë me ekipin me ekipin. Duhet të mos merrem me thashetheme. Kur të mbaroj kampionati do të shoh. Egbo vendos çfarë do të bëjë kur të mbarojë. Fokusi im janë ndeshjet. Gjërat që ndodhin brenda familjes nuk dalin jashtë. Jam i qetë, të mbarojë njëherë kampionati. I gjithë fokusi është aty.

Lodhja dhe ngjeshja e ndeshjeve? Kemi lojtarë për ta përballuar. Pushuan disa lojtarë në Kupë. Çdo lojtar është titullar, mund ta aktivizoj kurdo. Mungon Hoxhallari, do të shohim gjendjen e lojtarëve për të vendosur se kush luan në vend të tij.”, u shpreh Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco