Këto janë përballjet ditën e sotme në Kategorinë Superiore

Këto janë përballjet ditën e sotme në Kategorinë Superiore

10:13, 28/06/2020

Dje u luajtën dy nga pesë takimet e javës së 31-të në Superligë. Partizani fitoi ndaj Laçit 1-0 në Tiranë, ndërsa Flamurtari mposhti me rezultatin e thellë 6-1 Luftëtarin në Vlorë.

Tre takimet e mbetura do të zhvillohen sot. Në orën 17:00, luhet sfida mes Kukësi dhe Bylisit. Takim mjaft i rëndësishëm për të dy skuadra. Ekipi i Orges Shehit kërkon fitoren për t’iu afruar Tiranës në tabelën e klasifikimit, ndërsa nga ana tjetër, ballshiotët duan tre pikët për t’u shkëputur nga zona e ftohtë.

Në po të njëjtën orë zhvillohet dhe ndeshja midis Vllaznisë dhe Teutës. Edhe ky takim është me rëndësi, pasi përballë do të vihen dy ekipe që kanë synime të ndryshme në kampionat, por me qëllim marrjen e tre pikëve. Shkodranët nga njëra anë duan të dalin nga zona play-out dhe durrsakët nga ana tjetër që duan një vend në Kupat e Europës.

Ndërsa në orën 20:00, luhet sfida Skënderbeu – Tirana, takim ky që pritet me shumë interes nga publiku, duke parë dhe synimin që kanë bardheblutë për t’u shpallur kampion në Kategorinë Superiore. Mirëpo, kryeqytetasit nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi përballë ka një ekip që në javët e fundit ka zhvilluat ndeshje mjaft të mira.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco