Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fitoi titullin kampion në Angli me Liverpool, Klopp zbulon sekretin e suksesit

Fitoi titullin kampion në Angli me Liverpool, Klopp zbulon sekretin e suksesit

09:11, 28/06/2020

Jurgen Klopp i ktheu skuadrës së Liverpool titullin kampion në Premier League pas 30 vjetësh. Trajneri gjerman në fillimi të aventurës me “të kuqtë” ishte shprehur se nëse fiton 1 titull në 4 vitet e ardhshme, do të ishte një sukses mjaft i madh. Mirëpo deri më tani ai ka arritur të fitojë plot 4 tituj me Liverpool.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Bild”, Klopp ka zbuluar dhe sekretin e suksesit me Liverpool: “Nuk kam bërë shumë gjëra ndryshe në krahasim me finalet e humbura në vitet e mëparshëm”.

“Kemi marrë shumë vendime të drejta bashkë. Nëse unë do të kisha një talent, është mbledhja e një grupi shumë të aftë njerëzish”.

“Për shembull, stafi im teknik është i jashtëzakonshëm, por nuk ka një recetë. Është e rëndësishme edhe që të vazhdosh të zhvillohesh”.

 “Problemi te Dortmund-i ishte se skuadra jonë u copëtua. Shumë lojtarë u larguan. Kjo nuk ndodhi këtu dhe tani kemi pasur një ekip konstant për dy vite e gjysmë

“Ne luajmë çdo ndeshje si të ishte e fundit, sepse nuk kemi asgjë tjetër për të bërë në fundjavë”, ka përfunduar Klopp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

tirana28/06/2020 11:15

Me te vertete eshte nje trajner i madh . Urime z.Klop .

Shto koment

Denonco