Lazio fiton me përmbysje dhe i afrohet sërish Juventusit

Lazio fiton me përmbysje dhe i afrohet sërish Juventusit

08:47, 28/06/2020

Të mundur nga Atalanta në javën e shkuar, bardhekaltërit duhet të fitonin me patjetër për t’i qëndruar sa më pranë Juventusit të vendit të parë. Ndërsa nga ana tjetër “Violët” kërkonin fitoren për pas tre barazimeve radhazi.

Po në fund ishin vendasit ata që dolën me tre pikë nga kjo sfidë (2-1).  Gjithçka filloi keq për lojtarët e Simone Inzaghit, pasi Frank Ribery në minutën e 25-të shënoi një gol mjaft të bukur.

Por në pjesën e dytë, bardhekaltërit arritën të reagonin. Kthesa e ndeshjes erdhi në minutën e 67′, kur arbitri akordoi një penallti për kryeqytetasit, ndonëse pamjet tregonin qartë për një simulim të sulmuesit, Filipe Caicedo, i cili u hodh në tokë para se të kërkonte kontaktin me portierin Dragoëski.

Nga pika e penalltisë u tregua i saktë goleadori i kampionatit italian Ciro Immobile, i cili riktheu baraspeshën, ndërsa 10 minuta para fundit ishte spanjolli Luis Alberto që shënoi golin e fitores me një gjuajtje të shkëlqyer në hyrje të zonës.

Me këtë sukses, Lazio konsolidon vendin e dytë, duke reduktuar me katër pikë diferencën nga Zonja e Vjetër. Ndërsa, Fiorentina është e 13-ta në renditje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco