Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Barcelona ‘ngec’ sërish, Celta Vigo i merr rezultat befasues!

Barcelona ‘ngec’ sërish, Celta Vigo i merr rezultat befasues!

19:59, 27/06/2020

Barcelona është ndalur sërish pasi nuk ka marrë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Celta Vigos.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga Luis Suarez, i cili pas asistimit “magjik” të Lionel Messi, dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 50’ Celta Vigo vendosi barazpeshën duke shënuar 1-1 me anë të Fedor Smolov.

Katalanët arritën përsëri të kthejnë avantazhin, përsëri me kombinimin e njëjtë, asistim Messi, gol Suarez (67’).

Kur mendohej se Barca do të dalë me tri pikët nga kjo ndeshje, Iago Aspas lëshoi një perlë nga goditja e dënimit ndërsa Ter Stegen e kishte të pamundur për të reaguar.

Pas këtij barazimi, Barcelona mban vendin e parë me 69 pikë, 1 më shumë se Reali që të diel luan kundër Espanyolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco