ZYRTARE: Rikthehet Arjen Robben, nënshkruan me klubin e ri...

ZYRTARE: Rikthehet Arjen Robben, nënshkruan me klubin e ri...

19:39, 27/06/2020

Arjen Robben ka marrë këpucët nga sirtari dhe i është rikthyer futbollit.

Futbollisti tashmë në moshën 36-vjeçare po bëhet gati për një aventurë të re, të cilën do ta vazhdojë në futbollin holandez.

Anësori ka nënshkruar kontratë me skuadrën e tij të fëmijërisë, FC Groningen. Ky rikthim te Groningen bëhet 18 vite pasi Robben u largua për të zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme.

Vlen të theksojmë që Robben ishte heroi i Bayernit në finalen e Champions Leagues në vitin 2013 duke shënuar golin e fitores 120 sekonda nga fundi i takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco