Covid-19 nuk kursen askënd, kampioni i botës me Argjentinën del pozitiv

Covid-19 nuk kursen askënd, kampioni i botës me Argjentinën del pozitiv

17:08, 27/06/2020

Carlos Bilardo, trajneri argjentinas që ka dalë edhe kampion bote në me kombëtaren e vendit të tij në vitin 1986, ka kryer testin për COVID-19 dhe raportohet se ka dalë pozitiv, sikurse shkruan Reuters, që i referohet një burimi pranë familjes së trajnerit të famshëm.

“Ata i kryen një test dhe doli pozitiv, edhe pse nuk ka treguar simptoma dhe është mirë”, thotë burimi, ndërkohë që Bilardo aktualisht jeton në një azil pleqsh dhe ish-klubi i tij, Estudiantes, e ka mbështetur me një deklaratë në Twitter.

Bilardo, ishte trajner i kombëtares së Argjentinës për 7 vite, në periudhën 1983-1990, duke e drejtuar kështu në dy kampionate botërore kombëtaren e tij. Ai kishte nën urdhra një legjendë si Diego Armando Maradona, ndërkohë që edhe vetë si lojtar ka fituar goxha, duke marrë tre herë Copa Libertadores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

xj27/06/2020 19:55

E lan rrenen me aktoret tashti e fillun me sportistet.

Shto koment

Denonco