Kemal Ademi zgjedh të luaj për Zvicrën

Kemal Ademi zgjedh të luaj për Zvicrën

13:43, 27/06/2020

Kemal Ademi zgjedh të përfaqësojë Zvicrën  në arenën ndërkombëtare.

Talenti 24 vjeçar kishte të drejtën të zgjidhte 4 përfaqësuese, Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën ku luan prej vitesh dhe Gjermaninë për shkak se ka lindur në Filingen.

Mirëpo në fund ai vendosi të luaj për Zvicrën, kjo për shkak të ndikimit të drejtuesve të Basel, klub ku ai luan aktualisht.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se sulmuesi shtatlartë tani mund të luaj për helvetikët dhe dosja e tij është pranuar nga qeveria e futbollit botëror.

“Për të përfituar të drejtën e aktivizimit, Federata e Futbollit të Zvicrës dhe Ademi duhet të dorëzonin disa dokumente dhe arsye të qëndrueshme në FIFA.

Pas shqyrtimit të aplikimit, është dhënë leja”, thuhej në njoftimin e SFV. Ademi po bën një sezon të madh me Basel, pasi ka këtë edicion ka shënuar 10 gola, ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje në total.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco