Partizani në telashe, ndaj Laçit me katër mungesa të rëndësishme

Partizani në telashe, ndaj Laçit me katër mungesa të rëndësishme

11:32, 27/06/2020

Partizani luan sot në shtëpi ndaj Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në Kategorinë Superiore.

Sfida është e rëndësishme për të dy skuadrat, “të kuqtë” duan të kapin një vend në Kupat e Europës, ndërsa kurbinasit të ruajnë vendin e tretë në kampionat, që do t’i çonte në kompeticionet evropiane.

Mirëpo, trajnerit të Partizanit i duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm në këtë takim.

Kështu Belica, Mala, Kërçiku dhe Bilali vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do të grumbullohen nga trajneri Sormani duke bërë kështu që Partizani të jetë i “sakatuar” ndaj Laçit.

Lajm i mirë është rikthimi i Dejan Boldor që ka lënë pas dëmtimin e pësuar në Vlorë dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e pare sot ndaj kurbinasve dhe me Bitrin pritet që të formojnë dyshen e mbrojtjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco