Kumbulla i tha 'po' Lazio-s: Inter tërhiqet nga gara, ja dy arsyet për 'frenimin' e zikaltërve

Kumbulla i tha 'po' Lazio-s: Inter tërhiqet nga gara, ja dy arsyet për 'frenimin' e zikaltërve

11:04, 27/06/2020

Lazio është shumë pranë firmës me futbollistin shqiptar të Veronës, Marash Kumbullën.

Mbrojtësi 20 vjeçar kërkohej nga ekipe shumë të njohura evropiane, por bardhekaltërit arritën të mposhtnin konkurrencën e tyre, veçanërisht Interit që deri pak javë më parë ishte në “pole-position” për nënshkrimin me djaloshin nga Malësia e Madhe.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” raporton se Kumbulla i ka thënë “po” Lazios dhe do të firmos për 5 vite me ta, kontratë nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.Miratimi i mbrojtësit shqiptar ishte vendimtare për të lejuar Lotito-n të kapërcejë Interin, të cilët ta bënin të tyre 20 vjeçarin.

Por përse Interi që shihej si favorit për nënshkrimin me Kumbullën u tërhoq nga gara?  Marotta ishte i gatshmëm të paguante 25 milionë euro plus 3 milionë  bonuse për talentin e Veronës, por në javët e fundit ai ngadalësoi bisedimet për dy arsye. E para është sepse drejtori sportiv i zikaltërve dëshiron të rrisë ofertën për mesfushorin e Brescias, Sandro Tonalin, ndërsa arsyeja e dytë është kërkesa e trajnerit, Antonio Conte, i cili dëshiron të firmos me një mbrojtës më me përvojë si Vertonghen, sepse një djalë i ri me perspektivë si Bastoni tashmë është pjesë e ekipit ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco