Higuain: Kalova një periudhë të keqe, ekipi më ndihmoi!

Higuain: Kalova një periudhë të keqe, ekipi më ndihmoi!

09:36, 27/06/2020

Iu deshën 6 minuta për t’u rikthyer te goli : ngadalë, siç la të kuptohet, ai po rifiton edhe dëshirën për të luajtur, pasi kaloi një moment shumë të vështirë në aspektin personal. U fut në fushën e lojës në minutën e 77-të , Gonzalo Higuain realizoi golin e tretë për Juventusin në minutën e 83-të.

Në një prononcim për “Sky Sport”, pas përfundimit të ndeshjes me Leccen (4-0), Higuain u shpreh: “Kam kaluar një kohë të keqe, por fatmirësisht tani u riktheva. Kam vuajtur brenda vetes, sepse e kuptova që ekipi kishte nevojë. Jam i lumtur që mund ta ndihmoj Juventusin për ta përfunduar sezonin siç duhet, ky ekip më ka dhënë shumë. Ekipi, trajneri, klubi dhe tifozët kanë qenë pranë meje”.

Përveç situatës globale për shkak të Covid-19, argjentinasi përjetoi muaj të vështirë për shëndetin e nënës: “Ishte një kohë e keqe, prej pandemisë dhe shëndetit të nënës. Për t’u rikthyer ishte mjaft e vështirë”. Maurizio Sarri, gjithashtu, foli në konferencën për shtyp për sulmuesin e tij: “Higuain ka vuajtur në muajt e fundit si nga problemet e familjes, ashtu edhe nga pandemia. Jam i kënaqur që ai shënoi sonte dhe u pajtua me futbollin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco