Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Juventusi marshon drejt titullit kampion, shkëlqen Ronaldo

Juventusi marshon drejt titullit kampion, shkëlqen Ronaldo

23:39, 26/06/2020

Juventus ka bërë një hap të madh drejt titullit në Serie A

“Zonja e vjetër” ka mposhtur me rezultatin 4-0 Leccen në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit italian.

Ishin Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo dy yjet që i siguruan tri pikë skuadrës së udhëhequr nga Maurizio Sarri, por të ndihmuar edhe nga Higuain e De Ligt, në një ndeshje ku Lecce luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 32′.

Ishte minuta e 53’ kur Dybala shënoi një super gol nga jashtë zonës së 16-metërshit, për t’i dhënë avantazhin Juventusit

Kurse, në minutën e 62’, Cristiano Ronaldo konvertoi në gol një penallti të akorduar në favor të skuadrës së tij.

Goleada vazhdoi kur Cristiano Ronaldo me një asistim jashtëzakonisht të bukur ndaj Gonzalo Higuainit, ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë për 3-0. Rezultati u vulos tre minuta më vonë, kur Matthijs De Ligt shënoi me kokë.

Me këtë fitore, Juventus mban kreun e Serie A me 69 pikë të grumbulluara, 7 më shumë se ndjekësit e Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco