Tami Kona për SYRI TV: Kupa nivel mediokër në aspektin financiar, Partizani jashtë Europës!

Tami Kona për SYRI TV: Kupa nivel mediokër në aspektin financiar, Partizani jashtë Europës!

18:54, 26/06/2020

Specialisti i futbollit, Tami Kona ka komentuar çiftet gjysmëfinaliste në Kupën e Shqipërisë.

Gjatë një interviste për emisionin e Enkeleida Zeko në SYRI TV, Kona e cilësoi Kupën si një kompeticioni mediokër në aspektin financiar.

Kujtojmë që në shortin e hedhur sot, fati i goglave vendosi përballjen Kukësi – Teuta dhe Bylis – Tirana.

Çiftet gjysmëfinale në Kupë – “Kupa e Republikës është trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar, por të ardhurat monetare që gjeneron Kupa ka ngel në nivelin mediokër pasi ka të ardhura të ulëta. E kam thënë edhe më parë Tirana e vendit të parë është kampione në Superligë, Kukësi nënkampion, dy ekipet e tjera Teuta dhe Bylis do të kërkojnë që të prekin Europën.

FSHF ka thënë se 5 skuadra kanë fituar licensën për sezonin e ri në Europë Rregulli është nëse një klub shqiptar që fiton Kupën nëse nuk është licencuar nga UEFA atëherë do të marrë pjesë skuadra që renditet më lart në Kategorinë Superiore, e theksoj jo skuadra finaliste në Kupë.

Përballjet Kukësi – Teuta, Bylis – Tirana: Ndeshjet në Kupë janë shumë ndryshe nga kampionati. Tirana objektiv ka Superligën kurse Kupa e Republikës është objektiv i dytë. Theksoj që dy ekipet që duan më shumë Kupën janë Teuta dhe Bylis. Kupa e Shqipërisë ka një nivel mediokoër nga ana financiare.

Superliga: Partizani - Laci është një ndeshje ku të kuqtë kanë minutat vendimtare, çdo fitore e ngjit lart në renditje. Por unë mendoj që Partizani në fund të kampionatit do të përfundojë jashtë Kupave të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco