‘Miloti dëshiron të largohet nga Werderi’

‘Miloti dëshiron të largohet nga Werderi’

18:25, 26/06/2020

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baummann ka folur në lidhje me të ardhmen e Milot Rashicës, i cili kërkohet nga disa klube të njohura evropiane.

Baummann e ka bërë të qartë se Rashica në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e Werderit.

“Miloti dëshiron të largohet nga Werderi. Tifozët e Ëerder do të kenë vetëm kujtime pozitive për të, ” ka thënë Baummann.

“Është e pranueshme që Miloti të bëjë hapin e radhës. Jam i bindur se do të gjejmë një dakordsim final mes nesh”, ka përfunduat drejtori i Bremen.

RB Leipzig dhe Borussia Dortmund mbeten si dy opsionet më të mundshme për lojtarin e kombëtares së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco