Setien: Klubi nuk më ka thënë asgjë për largimin e Melos!

Setien: Klubi nuk më ka thënë asgjë për largimin e Melos!

17:36, 26/06/2020

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, gjatë konferencës së sotme për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes me Celta Vigon, foli për të ardhmen e Arthuro Melos, për të cilin përflitet se do të transferohet tek Juventusi: "Unë vazhdoj të kem besim te Arthur, ai është një lojtar i rëndësishëm. Melo do të udhëtojë në Vigo së bashku me skuadrën dhe me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë. Më pas do të shohim nëse këto zëra do të ndikojnë tek ai ... Sezoni nuk ka mbaruar dhe kemi shumë ndeshje vendimtare përpara. Është një situatë anormale, pasi klubi nuk më ka thënë asgjë për largimin e Melos” përfundoi tekniku i Barcelonës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco