Greqia dhe Kroacia 'troket' për talentin e Tiranës, zbulohet çmimi!

Greqia dhe Kroacia 'troket' për talentin e Tiranës, zbulohet çmimi!

16:49, 26/06/2020

Mes shumë talenteve të dalluara te Tirana këto vitet e fundit është sidomos Ernest Muçi, që ka shënuar 8 gola në 19 ndeshje me ekipin  e parë, edhe pse në të shumtën e rasteve i hedhur në fushë si rezervë.

Muçi është produkt i fidanishtes bardheblu, teksa duhet theksuar se ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të huaja. “Nuk e shes më pak se 400 mijë euro”, ka thënë presidenti Halili.

Media greke “Sport-fm.gr” duke u bazuar te media kroate “tportal.hr” raporton se Olimypiakos, AEK-u i Athinës, Panathinaikos, por dhe kampionët e Kroacisë Dinamo Zagreb po ndjekin prej kohësh sulmuesin 19-vjeçar bardheblu.

Megjithatë, deri tani, ofertë konkrete nuk ka dhe jemi ende në fazën e studimit. Muçi ra në sy sidomos në fitoren 5-1 ndaj Partizanit, ku shënoi dy gola./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco