Disiplina merr vendimet, e pëson klubi i Skënderbeut

Disiplina merr vendimet, e pëson klubi i Skënderbeut

16:43, 26/06/2020

Komisioni i Disiplinës mori vendimet në lidhje me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, por edhe për kategoritë e ndryshme në kampionatet e fundjavës.

Në mbledhjen e sotme u vendos pezullimi me 3 ndeshje i zëvendëstrajnerit të Skënderbeut, Gentian Licos. Ky i fundit u përfshi në një përplasje me lojtarët e Bylisit pas akordimit të një 11-metërshi nga arbitri Enea Jorgji, në favor të ballshiotëve gjatë takimit të Kupës së Shqipërisë, e luajtur para dy ditësh, ku korçarët u eliminuan.

Gjithashtu edhe klubi i Skënderbeut është gjobitur me 30 mijë lekë, për shkak të incidentit me lojtarët e skuadrës mallakastriote.

Ndërkohë, Kategoria e Dytë ka qenë subjekt i mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës.

Futbollisti i Këlcyrës Abaz Zaimi pezullohet me dy takime për protestë me gjeste ofenduese ndaj gjyqtarit.

Lojtarët e Butrintit dhe Maliqi Benardo Bazaj dhe Xhuljan Trëndafili pezullohen për 5 ndeshje për sjellje të pahijshme ndaj kundërshtarit.

Vendimet e datës 26 qershor të Komisionit të Disiplinës:

1. KF Skënderbeu, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS të dënohet me gjobë 30.000 (tridhjetëmijë) lekë.

 

2. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

3. Lojtari i FK Këlcyra, Abaz Zaimi, për protestë ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

4. Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

5. Lojtari i KF Maliqi, Xhuljan Trendafili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

6. FC Besa U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

 

7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Klosi, Flogert Doma. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

 

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Emiljano Hidri. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

 

9. Rrëzimin e kërkesës se KF Vllaznia U17 lidhur me zyrtarin Brikeno Bizi si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco