Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Haland u jep këtë mesazh klubeve që e kërkojnë

Haland u jep këtë mesazh klubeve që e kërkojnë

14:30, 26/06/2020

Talenti norvegjez ,Erling Haland, ka zbuluar se ai nuk do largohet nga Borusia Dortmund në merkaton e verës.

Sulmuesi impresionoi Europën me performancat e tij me Salzburgun në gjysmën e sezonit dhe më pas në janar siguroi transferimin në Gjermani te Dortmund.

Norvegjezi ka qenë i lidhur me shumë skuadra të mëdha si Juventus, Manchester United apo Real Madrid.

Në një intervistë për “WAZ” Haland u shpreh:” Unë jetoj të tashmen. Unë sapo kam mbërritur në Dortmund dhe nuk po mendoj të largohem. Dortmund është një nga klubet më të mëdha në botë. Kam nënshkruar një kontratë të gjatë dhe nuk mendoj për të ardhmen. Unë dua të arrij diçka të madhe me Dortmund, jo të qëndroj gjithmonë i dyti. Dua ta fitoj titullin sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Erling Haland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco