‘Riquelme dështoi te Barcelona sepse kishte trajner një debil si Van Gal’

‘Riquelme dështoi te Barcelona sepse kishte trajner një debil si Van Gal’

13:04, 26/06/2020

Hristo Stoichkov, ish-lojtar i Barcelonës, ka befasuar me këndvështrimin e tij për dështimin e Roman Riquelmes për të patur sukses në klubin “blaugrana” në vitin 2003.

“Pse Riquelme nuk pati sukses në Barcelonë? Sepse kishte si teknik një debil si Van Gaal. Është e qartë, apo jo?”, tha bullgari.

Stoichkov pranoi gjithashtu se përtej qëndrimit të gabuar ndaj Riquelmes, holandezit kontribuoi me disa gjëra të mira për ekipin: “Ai bëri gjëra të mira, që duhen njohur, por shumë kanë vuajtur në futboll për shkak të marrëzisë së tij. E kam pësuar edhe unë”.

Për rastin e Riquelmes, ai shtoi: “Nuk ia doli për shkak të mënyrës se siVan Gaal e vendosi në fushën e lojës. Riquelme shënoi një karrierë fantastike futbolli, veçanërisht te Villarreali. Vitin e parë te Barcelona e shijoi shumë. Më pëlqyen golat, pasimet, lojërat e tij, por kur vjen dikush që dëshiron të prodhojë rrush nga një mollë, është e pamundur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco