Shefi i Teutës: Ta sjellim kupën në Durrës

Shefi i Teutës: Ta sjellim kupën në Durrës

12:31, 26/06/2020

Shefi i klubit të Teutës, Enid Furxhi, përsëriti se Kupa e Shqipërisë është objektivi parësor i “djemve të detit”, i vendosur që në fillim të këtij sezoni.

Pasi shorti i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë i vendosi përballë Kukësit, Furxhi uron që Kupa e Shqipërisë të vendoset këtë vit në qytetin bregdetar.

“Është objektiv i klubit që në fillim të sezonit. Ky është dhe 100-vjetori i themelimit të klubit. Për të gjithë tifozët dhe qytetin e Durrësit shpresojmë të dërgojmë një trofe këtë sezon”, u shpreh shefi i klubit të Teutës, Enid Furxhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco