Nexhipi: Kupa plotëson sezonin e Kukësit

Nexhipi: Kupa plotëson sezonin e Kukësit

11:54, 26/06/2020

Nderim Nexhipi, drejtues i Kukësit, komentoi shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që u rezervoi si kundërshtare verilindorëve Teutën e Durrësit.

“Në këtë fazë, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë cilësi. Do të luajmë dy ndeshje kundër Teutës, shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Titulli? Ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sadopak sezonin tonë”, deklaroi Nexhipi.

Më tej drejtuesi i klubit kuksian theksoi: “Nuk jemi më superiorë se Teuta. Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë kualitet dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Gjithsesi, Kupa për ekipin tonë do të jetë një trofe plus. Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngremë trofeun.

Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen. Normalisht, Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne, si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco