Drejtori i Tiranës: I duam të dy trofetë për 100-vjetor

Drejtori i Tiranës: I duam të dy trofetë për 100-vjetor

11:48, 26/06/2020

Drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi, deklaroi pas shortit të gjysmëfinaleve së Kupës së Shqipërisë se do të jetë një mrekulli nëse bardheblutë fitojnë të dyja trofetë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të themelimit të SK Tiranës.

Për mediat, zyrtari i 24-herë kampionëve të Shqipërisë u shpreh se do të ishte më mirë që gjysmëfinalja me Bylisin të zhvillohej me një ndeshje teke.

“Nuk jemi as të kënaqur, as të mërzitur. Besoj se ishte short i mirë. Ndeshjen e parë e kemi jashtë. Objektivat janë të dyja. Kampionati është objektiv madhor, por dhe kupa. Do të ishte mrekulli t’i fitonim të dyja në këtë vit jubilar.

Do të ishte më mirë me ndeshje teke, sepse nuk do të ndikonte fare faktori fushë. Megjithatë, kështu është vendosur nga klubet. Do të luhet kështu dhe do të vazhdojë kështu, le të fitojë më i miri”, deklaroi drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco