Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Lampard kundër kampionëve të Anglisë: Manchester City është ekipi më i mirë

Lampard kundër kampionëve të Anglisë: Manchester City është ekipi më i mirë

10:02, 26/06/2020

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka lavdëruar Manchester Cityn pas fitores së ekipit të tij me rezultatin 2-1 mbrëmë në “Stamford Bridge”.

Ai thotë se Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola kanë “klas të ndryshëm”, ndërsa mendon se City bën lojën më të bukur në Premierligë.

“Ishte e vështirë për ne. Kur e ke përpara një ekip të tillë si Manchester City, me një cilësi të madhe, në aspektin individual dhe ekipor, në mënyrën se si ata udhëhiqen, për mua, ky është ekipi më i mirë. Në aspektin se si luajnë, është një gjë e bukur dhe e madhe t’i shikosh”, deklaroi Lampard për “”BT Sport”.

“Pep dhe Klopp kanë klas të ndryshëm. Kjo është arsyeja se përse Liverpooli e fitoi titullin kampion”, përfundoi Lampard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco