Pritja merr fund! Liverpool kampioni i Anglisë, Chelsea ‘dhuratë’ të kuqve

Pritja merr fund! Liverpool kampioni i Anglisë, Chelsea ‘dhuratë’ të kuqve

23:10, 25/06/2020

Pas 30 vitesh pritje, Liverpooli fiton titullin kampion në Premier League.

“Dhurata” është bërë nga Chelsea, e cila ka mposhtur 2-1 Manchester City në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit britanik.

Fillimisht në minutën e 36’ ishte Christian Pulisic i cili me një sprint të pabesueshëm realizon një gol me të vërtet të bukur.

Reagimi i “qytetarëve” vjen në minutën e 55’ kur Kevin De Bruyne nxjerr nga repertori i tij një perlë të vërtetë. Belgu realizon një gol me të vërtet fantastik nga goditja e dënimit.

Golin e fitores për “blutë” e realizoi Willian (78’) nga pika e bardhë e penalltisë.

Tashmë pas javës së 31-të, Liverpool siguron matematikisht titullin kampion me 86 pikë të grumbulluara, 23  më shumë se Man City i vendit të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Balo Bna26/06/2020 06:49

Lapidar supertrainerit Jurgen Klopp!

Shto koment

Denonco