Covid-19 i merr jetën gazetarit që e quajti virusin 'gej'

Covid-19 i merr jetën gazetarit që e quajti virusin 'gej'

22:30, 25/06/2020

Një gazetar sporti nga Nikargaua, i quajtur Joze Françisko Ruiz ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, për shkak të koronavirusit. Ai u bë i famshëm, teksa disa ditë më parë se të ndërronte jetë, bëri një deklaratë të fortë për COVID-19, duke u shprehur.

“Koronavirusi është një virus “gej”, që e vret shkuma e sapunit. Po funksionon për qëllimin që u krijua: që të shuajë të moshuarit sepse ata shpenzojnë shumë dhe janë shumë në numër. E gjitha u bë kundër pleqve dhe ky virus është për pleqtë”.

Image

Si për ironi të fatit ishte pikërisht ky virus që i mori jetën atij. Ruiz, i cili ka punuar 50 vite si gazetar sportiv, u bë lajm pasi minimizoi ndikimin e Covid-19. Gjithashtu, në programin e tij në “Canal 6”, ai tha se një i njohuri i tij e kishte kaluar infeksionin duke bërë gargarë me ujë me kripë 3 herë në ditë. Ruiz është një nga 74 personat që humbën jetën për shkak të koronavirusit në Nikaragua, ku janë identifikuar plot 2700 të infektuar. (panoramasport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco