Premier League: Arsenal merr frymë, 'topçinjtë' fitojnë ndaj Southampton

Premier League: Arsenal merr frymë, 'topçinjtë' fitojnë ndaj Southampton

21:27, 25/06/2020

Pas dy humbjeve, Arsenal ka arritur tek fitorja. “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 2-0 Southampton në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Eddie Nketiah, ishte ai që realizojë golin e parë për londinezët. Në minutën e 20’ Nketiah përfitoi nga një gabim i portierit Alex McCarthy, duke i dhënë avantazhin Arsenalit. Ndërsa golin e dytë për “topçinjtë” e realizoi, Joe Ëillock në minutën e 86-të.

Tashmë, Arsenali ngjitet në vendin e 9-të në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Southampton mban vendin e 14-të në kuotën e 39 pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco