Gasperini: Jam i kënaqur me skuadrën, djemtë dinë gjithmonë se çfarë duhet të bëjnë

Gasperini: Jam i kënaqur me skuadrën, djemtë dinë gjithmonë se çfarë duhet të bëjnë

19:27, 25/06/2020

Atalanta po zhvillon paraqitje të shkëlqyera në kampionatin italian, ku mbrëmjen e djeshme mposhtën Lazion me përmbysje 3-2.

Zikaltrit e drejtuar nga Gian Piero Gasperini po praktikojnë një futboll të jashtëzakonshëm dhe kjo shpjegohet mjaft mirë edhe nga statistikat, pasi kanë shënuar plot 77 gola në vetëm 27 javë kampionat, si asnjë skuadër tjetër.

Trajneri Gasperini ishte në tribunën e boshatisur të “Gewiss Stadium” mbrëmjen e djeshme, por nuk mund të këshillonte lojtarët e tij, pasi ishte pezulluar, megjithatë në përfundim të ndeshjes nuk e fshehu kënaqësinë e asaj shfaqjeje të bukur që pa në fushën e lojës.

“Dinë gjithmonë çfarë duhet të bëjnë në fushë dhe kanë gjithmonë e më pak nevojë për mua. Kjo u pa qartë edhe sonte. Jam shumë i kënaqur, pasi djemtë treguan maturi e siguri në lojë, edhe kur ishim në disavantazh të dy golave. Tani duhet të përmirësojmë vetëm qasjen në ndeshje, sepse shpesh na ka ndodhur që të gabojmë në start”, u shpreh Gasperini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco