Shpresat për mbijetesë/ Gjergji Kola për SYRI TV: Vllaznia duhet të fitojë patjetër me Teutën

Shpresat për mbijetesë/ Gjergji Kola për SYRI TV: Vllaznia duhet të fitojë patjetër me Teutën

19:12, 25/06/2020

Zëdhënësi i shtypit tek klubi i Vllaznisë, Gjergji Kola ka komentuar situatën delikate që po përjeton klubi shkodran si pasojë e dështimit në Kupë dhe rrezikun për të rënë nga kategoria.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Kola theksoi se klubi shkodran duhet të reagojë ditën për tu larguar nga faza “play out”.

Gjithashtu Kola theksoi se Vllaznia nuk ka probleme financiare.

Eliminimi i Vllaznisë nga KupaKualifikimi do të shërbente më shumë nga ana morale për klubin e Vllaznisë sepse në kampionat ne nuk jemi aspak në pozita të mira. Nuk ndodhi asnjëra por shpresojmë që  6 sfidat e fundit të reflektohet pasi janë 4 pikë larg Bylisit. Ndeshja e radhës për kampionat shpresojmë që Vllaznia të rikthehet te rezultatet pozitive që të largohet nga zona “play out”.

Play out – Gjitha skuadrat kanë probleme fizike pas pandemisë kurse Vllaznia ka më shumë probleme për shkak se ne i kemi respektuar me rigorozitet rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ne izolonim futbollistët, kurse disa klube të tjera kanë thyer rregullat, dhe stërviteshin në fusha duke thyer protokollet. Trajneri Dedja po bën maksimumin, shpresojmë që të rikthehet entuziazmi, e rëndësishme është të fitohet me Teutan në sfidën e Kategorisë Superiore pasi nëse nuk fitohet do të bëhen gjërat shumë të vështira.

Pagat Vllaznia, kriza ekonomike – Gjendja është e stabilizuar, Vllaznia është korrekte në bërjen e pagesave. Javë e ardhshme pritet të bëhet një tjetër pagesë dhe ne jemi të likuiduar me stafin dhe futbollistët. Vllaznia është mirë krahasuar me klubet e tjera të Superligës që me të vërtet kanë probleme.

6 ndeshjet e mbetura Situata nuk është në favor të Vllaznisë, ndeshjet e fundit kemi probleme sidomos në mbrojtje pasi ne po pësojmë shumë gola. Ndeshjen e së dielën Vllaznia do të ketë mungesa në mbrojtje, Adili është ndëshkuar me të verdhë edhe mbrojtësi Malota është i dëmtuar shpresohet të rikuperohet por nuk ka sinjale nëse do të jetë në fushën e lojës. Po aktivizohen 25 lojtarët që Vllaznia ka në organikën e saj. Ditën e diel do të kemi një Vllazni më të fortë dhe agresive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco