Fejohet Eros Grezda me Oriola Marashin? Ja detaji që zbulon të vërtetën!

Fejohet Eros Grezda me Oriola Marashin? Ja detaji që zbulon të vërtetën!

18:02, 25/06/2020

Modelja Oriola Marashi duket se i ka dhënë fund beqarisë dhe karantina ka ndikuar duke e çuar lidhjen e saj të dashurisë në një fazë tjetër. Familjet e tyre ishin takuar dhe pritej që të fejoheshin në përfundim të pandemisë.

Me heqjen e masave të izolimit në pjesën më të madhe të shteteve, edhe Oriola me Eros Grezdën kanë vendosur të fejohen. Këtë e tregojnë më së miri imazhet e fundit të modeles në Instagram, e cila mban një unazë shndritëse në gishtin e fejesës.

Ndërsa, në komentet poshtë fotos na tërhoqi vëmendje edhe ajo çka ka shkruar Dorina Mema, e cila thotë: “E paske bërë dorën si të mamasë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco