Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E konfirmon Liverpooli: Ky lojtar largohet më 30 qershor

E konfirmon Liverpooli: Ky lojtar largohet më 30 qershor

17:50, 25/06/2020

Nathaniel Clyne do të largohet nga Liverpool.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Liverpoolit të cilët kanë bërë të ditur se 29 vjeçari do të largohet nga “Anfield Road”, kur kontrata e tij të përfundojë në fund të muajit.

“Liverpool mund të konfirmojë se Nathaniel Clyne do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji, pas skadimit të kontratës së tij”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

“Koha e mbrojtësit me Reds do të përfundojë më 30 qershor, duke i dhënë fund një magjie 5-vjeçare në Anfield”.

Clyne ka bërë 103 paraqitje për Liverpool, që nga transferimi nga Southampton në korrik të vitit 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco