Jo vetëm Laipzig, një tjetër klub gjerman hyn në garë për Milot Rashicën

Jo vetëm Laipzig, një tjetër klub gjerman hyn në garë për Milot Rashicën

17:28, 25/06/2020

Milot Rashica me shumë mundësi nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Werder Bremen. Rashica, është nën kontratën deri në 30 qershor të vitit 2022 me Werderin, por mund të largohet nga këta të fundit, pasi janë duke rënë nga kategoria.

Sulmuesi kosovar do të largohej për 16 milionë euro në rast rënie në Bundesligën 2 të klubit gjerman (e parashikuar në kontratë).

Kështu, Laipzig shihet si klubi më pranë tij, por mediet gjermane bëjnë me dije se një tjetër konkurent ka hyrë në garë për 23-vjeçarin.

Hertha Berlin është klubi tjetër i Bundesligas, që hyn në “ankand” për të blerë shërbimet e Rashicës. Skuadra kryeqytetase pritet të ndërhyjë për të bërë ofertë më të lartë se Laipzig e për tu munduar të bindë sulmuesin.

Së fundmi, Hertha ka nisur një projekt mjaft ambicioz, duke bërë blerje mjaft cilësore në merkato, ku përmendim edhe atë të polakut, Kristof Piotek. Klubi dëshiron të ndërtojë një skuadër, e cila mund të prekë Champions League dhe Rashica mund të jetë një prej lojtarëve kryesorë të ekipit gjerman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco