Kumbulla – Lazio, takim vendimtar për mbrojtësin shqiptar

Kumbulla – Lazio, takim vendimtar për mbrojtësin shqiptar

16:54, 25/06/2020

Merkato akoma nuk ka nisur (1 shtator), por klubet kanë filluar të lëvizin për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Një gjë të tillë po bënë edhe ekipi i Lazios që ka filluar kërkimet për një mbrojtës qendre. Bardhekaltërit synojnë të afrojnë në ekip mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbullën. Një takim në Romë midis presidentit të Veronës, Maurizio Setti dhe atij të Lazios, Claudio Lotito është planifikuar ditën e sotme. Kumbulla kërkohet edhe nga Interi, por drejtori sportiv i Lazios, igli Tare dëshiron të mposhtë konkurrencën e klubit zikaltër.

Dhe tashmë gjithçka është në dorën e dy presidentëve, të cilët do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur një marrëveshje.

Kujtojmë që Setti dhe Lotito kanë një miqësi midis tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco