Real Madridi humbet 2 titullarë për ndeshjen e radhës në La Liga

Real Madridi humbet 2 titullarë për ndeshjen e radhës në La Liga

15:07, 25/06/2020

Luka Modric dhe Ferland Mendy nuk do jenë pjesë e Real Madridit në ndeshjen kundër Espanjol të dielën.

Të dy lojtarët u ndëshkuan me të verdhë në sfidën ndaj Mallorcës dhe plotësuan kështu numrin e kartonëve.

Por ka edhe lajme të mira për trajnerin Zinedine Zidane, pasi Casemiro do rikthehet pas pezullimit.

Ndërsa Toni Kros, që luajti si zëvendësues pjesën e dytë kundër Mallorcës, me shumë mundësi do ta nisë nga fillimi ndeshjen e ardhshme.

Mbrojtësin e pezulluar Mende do ta zëvendësojë braziliani Marcelo.

Real Madrid kryeson renditjen e La Ligas së bashku me Barcelonën me pikë të barabarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco