Pedro arrin marrëveshjen me klubin e Serie A, pritet vetëm zyrtarizimi

Pedro arrin marrëveshjen me klubin e Serie A, pritet vetëm zyrtarizimi

13:13, 25/06/2020

Pedro Rodrigez ka vendosur të largohet nga Chelsea, teksa nga  sezoni i ardhshëm pritet të luajë për skuadrën e Romës në Itali.

Sulmuesit i përfundoi kontrata me anglezët ditën e djeshme dhe ka vendosur të mos rinovojë, për tu larguar më pas nga “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, sulmuesi ka arritur marrëveshjen me Romën dhe shumë shpejt pritet të zbarkojë në kryeqytetin italian.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre dhe lojtari thuhet se do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon me verdhekuqtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco