Mësoni se kur do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Mësoni se kur do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

12:50, 25/06/2020

Dje u luajtën çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, ku u kualifikuan Tirana, Kukësi, Teuta dhe Bylisi.

Këto katër ekipe do të vazhdojnë rrugën drejt finales së 2 gushtit, teksa sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit nesër në orën 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve.

“FSHF bën me dije se ditën e premte, ora 11:00, do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2019-2020.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp.

Ekipet gjysmëfinaliste që janë kualifikuar janë: Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet dhe datat e përballjeve, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco