Deklarata e fortë e McGregor: Khabib shpiku infektimin e babait, sëmundja është mashtrim

Deklarata e fortë e McGregor: Khabib shpiku infektimin e babait, sëmundja është mashtrim

10:42, 25/06/2020

Edhe pse i tërhequr nga sporti, Conor McGregor vazhdon të bëjë lajm me deklaratat e tij, sidomos kur ato prekin kampionin e botës në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov.

Kjo tregon se marrëdhënia e irlandezit me rusin vazhdon të jetë e tensionuar, edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë që nga sfida mes tyre.

McGregor së fundi bëri bujë me një koment jo shumë të përshtatshëm, për babanë e Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, i cili prej dy muajsh po lufton me vdekjen, i prekur pikërisht nga koronavirus, teksa më parë kishte probleme me zemrën dhe veshkat.

“Mendoj se sëmundja e Abdulmanap është thjesht një mashtrim, një sajesë për të shtyrë sa më shumë duelet e Khabib dhe ai të mos ngjitet në kafaz. Fat të mbarë, por mos harro – Allahu sheh gjithçka”, shkroi McGregor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco