Gattuso bën gjithçka për Elseid Hysajn

Gattuso bën gjithçka për Elseid Hysajn

10:15, 25/06/2020

Genaro Gattuso ka rigjeneruar Napolin dhe duket se po e mban fjalën e dhënë në konferencën për shtyp të prezantimit të disa muajve më parë, kur deklaronte se ishte në atë klub për të gjetur zgjidhje.

Ndryshimet e 42-vjeçarit kanë prekur skuadrën në rezultate, por edhe individualitete.

Njëri mes tyre është edhe Elseid Hysaj, që prej një viti është në listën e profileve më të mundshme për t’u larguar nga klubi jugor.

Mbrojtësit të Kombëtares i skadon kontrata në vitin 2021 dhe kjo verë dukej si ajo e duhura për të ndryshuar skuadër.

Mundësitë e kësaj lëvizjeje reduktohen dita ditës, pasi, sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, është pikërisht trajneri Gattuso që këmbëngul për qëndrimin e mbrojtësit të djathtë në skuadrën e tij.

Pak ditë më parë menaxheri i Hysajt deklaronte se lojtari do të largohej, por po i njëjti ka pranuar dje se Napoli po bën gjithçka për ta mbajtur kapitenin e Shqipërisë, duke qenë se është një futbollist polivalent dhe i përshtatshëm për të luajtur në dy krahët e repartit mbrojtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco