Plas te Tottenhami, lojtari sherr me Mourinhon: Nuk luaj deri sa të jesh ti trajner!

Plas te Tottenhami, lojtari sherr me Mourinhon: Nuk luaj deri sa të jesh ti trajner!

09:13, 25/06/2020

Tangui Ndombele duket se do t’i shtohet serisë së gjatë të lojtarëve në listën e Jose Mourinhos me të cilët portugezi ka bërë sherr.

Mediat angleze zbulojnë një përplasje të fortë të mesfushorit francez, blerjes rekord të klubit (55 milionë paundë nga Lioni) dhe trajnerit, pas kritikave të tij të fundit publike dhe private.

23-vjeçari nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit të “Spurs” dhe gjatë një sherri në stërvitje të hënën, ku Mou ka vijuar ta kritikojë për formën dhe gjendjen e tij fizike, ai ka shpërthyer, duke kërcënuar se nuk do të luajë më për të, për sa kohë do jetë trajner i Tottenhamit.

Sipas “ESPN”, sherri i 23- vjeçarit me trajnerin ka nisur në stërvitje dhe ka vijuar edhe në zyrën e portugezit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco