Conte i zhgënjyer nga barazimi i Interit me Sasuolon: Po paguajmë çmim të rëndë

Conte i zhgënjyer nga barazimi i Interit me Sasuolon: Po paguajmë çmim të rëndë

08:52, 25/06/2020

Antonio Conte pranoi se dështimi i Interit për të marrë tre pikët kundër Sassuolo ishte “shqetësues”, por trajneri beson se skuadra e tij meritonte të fitonte.

Interi ishte dy herë në avantazh në takimin e djeshëm, por Sasuolo barazoi në fund, në ndeshjen dramatike që u mbyll në barazim 3-3.

“Unë mendoj se kemi merituar shumë më tepër, duke marrë parasysh sa krijuam, ndërsa nuk kujtoj ndonjë pritje të Samir Handanovic”, u tha Conte i irrituar gazetarëve.

“Është diçka që ne vazhdojmë të përsërisim në këtë model dhe ne po paguajmë një çmim të rëndë. Unë jam shumë i zhgënjyer dhe po kështu janë edhe lojtarët. Është zhgënjyese dhe shqetësuese”, deklaroi tekniku i zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco