Atalanta ‘blindon’ zonën Champions/ Zikaltërit fitojnë me përmbysje ndaj Lazios

Atalanta ‘blindon’ zonën Champions/ Zikaltërit fitojnë me përmbysje ndaj Lazios

23:48, 24/06/2020

Atalanta ka marë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Bergamaskët fituan me përmbysje 3-2 kundër Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie-A.

Pas barazimit të Interit kundër Sassuolo (3-3), bardhekaltërit patën mundësinë të thellojë diferencën nga Interi dhe t’i afroheshin kryesueve të Juventus.

Lazialët e nisën mirë takimin, pasi kaluan në avantazh shumë shpejt, teksa në minutën e 5’ De Run shënoi autogol. Ishte Milinkovic-Savic që dyfishoi shifrat në minutën e 11’. Mirëpo, klubi nga kryeqytetit duket se nuk i kishte bërë llogaritë mirë, pasi Gozens shënoi për Atalantën në minutën e 38’, duke rritur shpresat e bergamaskëve.

Pjesa e dytë foli e gjitha për zikaltërit, që shënuan edhe dy herë të tjera, si fillim me Malinovskin në minutën e 66’ dhe më pas me Palominon në minutën e 80’. 

Me këtë fitore, Atalanta konfirmon vendin e saj të katërt në Serie-A dhe i afrohet me katër pikë Interit, ndërsa Lazio mbetet katër pikë larg nga Juventus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco