Hysen Dedja: Është e rëndë, por duhet të mendojmë për 'play out'-in

Hysen Dedja: Është e rëndë, por duhet të mendojmë për 'play out'-in

22:42, 24/06/2020

Hysen Dedja foli i zhgënjyer pas eliminimit nga Kupa.

Gjatë një interviste për “Supersport”, Dedja e pranuar se Vllaznia duhet të mendojë për fazën “play out” në kampionat, për të shmangur një rënie të dytë, që do të ishte turpëruese për qytetin e Shkodrës.

“Në Shkodër mund të merrnim më tepër, ishte rezultati 2-0. Ndodhi si ndodhi, e kemi analizuar. Patëm rritje në mbrojtje, por kemi probleme në organizimin e lojës. Goditja psikologjike na ka dëmtuar. Tani mendojmë për fazën “play-out”, edhe pse për sportdashësit është e rëndë. Duhet të dalim nga kjo gjendje. Na vjen keq që mbetëm me një lojtar më pak.”

Kartoni i kuq dhe kalendari: I kuqi? E zuri për fanelle, e lëshoi, lojtari vrapon, kur topin e kontrollon portieri Shehi, ai rrëzohet. Kisha dëshirë të kalonim këtë raund për një anë të mirë psikologjike. Sot u munduan dhe luajtën në fazën mbrojtëse. Duhet të punojmë shumë si të ndërtojmë aksionet. Koha është e shkurtër. Të paktën anën fizike ta ruajmë.

Gjykimi: Nuk di të flas për periudhën që s’kam qenë. Me Tiranën na u mohua një penallti. Edhe në Shkodër me Bylisin kemi marrë penallti të paqenë. Goli i dytë vjen nga një faull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco