Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Emir Lenjani shënon për skuadrën e Sion

VIDEO/ Emir Lenjani shënon për skuadrën e Sion

21:21, 24/06/2020

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen që po luhet në këto momente mes Sion dhe Servetes, e vlefshme për javën e 25-të në kampionatin zviceran.

Pas një pasimi të gjatë të marrë nga Grgic, 30-vjeçari ka arritur t’i shmanget pozicionit jashtë loje dhe mbrojtjes kundërshtare për të shënuar një gol të bukur.

Pasi u gjend përballë portierit Lenjani goditi topin fort (minuta 30-të), duke e dërguar në rrjetë dhe duke barazuar rezultatin (1-1) e takimit.

Ndërsa në minutën e 7-të, Pajtim Kasami humbi një 11-metërsh për skuadrën e Sion

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco