‘Gjobiten lojtarë për grevat e rrogave’, reagon ashpër Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë

‘Gjobiten lojtarë për grevat e rrogave’, reagon ashpër Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë

19:58, 24/06/2020

Pandemia Covid 19, që goditi gjithë botën, nuk kishte se si të mos i jepte efektet negative e saj edhe në financat e futbollit shqiptar. Sindikata e Futbollistëve padeklaruar të mërkurën, se ka marrë ankesa nga disa prej futbollistëve, të cilët janë gjobitur nga presidentët e klubeve, ku aktivizohen pasi kanë bërë greva dhe bojkote për çështjen e mosmarrjes së pagave. SFPSH-ja, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të itës së sotme, u bën thirrje presidentëve të klubeve të futbollit shqiptar “se e drejta për të bërë grevë është e sanksionuar në nenin 51-ë të Kushtetutës”. Madje Sindikata u ka kërkuar FSHF-së të ndjekë me vëmendje këtë situatë si dhe klubeve të gjejnë gjuhën e përbashkët me futbollistët për t’i paguar për muajt, që nuk kanë luajtur për shkak të pandemisë së koronavirusit:

 “Në nenin 14/1 të Statusit të Sportistit 2019 është e përcaktuar në mënyrë të qartë se: Mosdhënia e pagesës është shkak i ligjshëm për ndërprerjen e kontratës. Futbollistët megjithëse nuk janë paguar për shumë muaj, duke patur një shkak të ligjshëm për ndërprerjen e kontratës, përsëri kanë vazhduar të kontribuojnë për ekipet e tyre. Për këtë arsye futbollistët e disa ekipeve kanë bërë grevë, duke bojkotuar ndeshjet ose stërvitjet. Të nderuar presidentë. Duhet ta dini se greva është një e drejtë kushtetuese e parashikuar shprehimisht në nenin 51 të Kushtetutës tonë”, shkruhet në deklaratën e SFPSH-ja.

Sindikata e Futbollistëve i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të ndërhyjë për zhbllokimin e kësaj situate, duk i kujtuar edhe orientimet e dhënë nga FIFA dhe UEFA për periudhën e pandemisë.   

 “Sindikata i bën thirrje edhe FSHF që ta ndjekë me vëmendje këtë çështje duke sqaruar gjithashtu edhe klubet për faktin se: Rrogat e dhëna nga ana e saj as nuk e pezullojnë dhe as nuk ndërpresin marrëdhënien e detyrimit kontraktual që kanë klubet me futbollistët. Sipas orientimeve te FIFA-s dhe UEFA-s, klubet duhet të negociojnë me futbollistët për pagesat e muajve që futbolli ndaloi dhe jo të vendosin në mënyrë arbitrare mosdhënien e pagesave me pretendimin se kanë marrë rrogë nga FSHF”, nënvizon Sindikata në deklaratën e saj.

Gjithashtu një problem tjetër, të cilin FSHF duhet ta sqarojë me qëllim që futbollistët të jenë të qartë për afatin e përfundimit të kontratës, por dhe që klube të ndryshme të mos ngrenë pretendime që prishin garën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco