Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Kyrgios sulmon Djokoviç-in: 'Unë isha budallai?'

Kyrgios sulmon Djokoviç-in: 'Unë isha budallai?'

19:53, 24/06/2020

Pas rasteve të konfirmuara të Dimitrov, Coriç dhe Troicki , lajmi se edhe Novak Djokoviç doli pozitiv me koronavirus gjatë turneut Adria në Serbi dhe Kroaci, e ka tronditur botën e tenisit.

Ka pasur shumë kritika ndaj serbit, sepse javët e fundit ishte vërejtur shumë kujdes në lidhje me vendimin e rinisjen ose jo të kampionateve të tenisit. Megjithatë, Djokoviç, e mbajti turneun e organizuar prej tij “Adria Tour” pa respektuar protokollet e sigurisë, madje duke përqafuar pjesëmarrësit dhe duke festuar me publikun pavarësisht rreziqeve, që lidhen me pandeminë Covid.

Pasi u mësua, se Djokoviç doli pozitiv me koronavirus, një nga më kritikët e tij ishte australiani Nick Kyrgios, i cili gjatë kësaj pandemie, ishte një nga tenistët, që gjithmonë kërkoi një kthim në tenis vetëm, kur gjithçka të ishte plotësisht e sigurt për ta bërë këtë gjë. Kyrgios reagoi ashpër, duke shprehur përçmimin e tij për serbin në këtë mesazh:

“Sa keq. Lutjet e mia shkojnë për të gjithë lojtarët, që u infektuan me koronavirus. Mos më thoni tani, se ajo që kam thënë në të kaluarën, ka qenë e papërgjegjshme ose budallallëk. Kjo që po ndodh, vërteton gjithçka".

Këto janë fjalët e Kyrgios, i cili publikoi videon e festës në orë të vona, ku mori pjesë Djokoviç në Beograd në fazën e parë të “Adria Tour”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco