Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Egbo: Jam i kënaqur për mënyrën se si futbollistët e interpretuan lojën

Egbo: Jam i kënaqur për mënyrën se si futbollistët e interpretuan lojën

19:35, 24/06/2020

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo bëri disa ndryshime në formacion sot në Lezhë, por mori një përgjigje të mirë edhe nga lojtarët e stolit, pasi mori një barazim 1-1 ndaj Besëlidhjes, në një sfidë ku fatet e kualifikimit ishin vendosur që në ndeshjen e parë në kryeqytet.

Sot aktivizuat shumë lojtarë që kishin luajtur pak javët e fundit. A morët përgjigjet e duhura prej tyre?

Po mora përgjigjet e duhura dhe jam shumë i kënaqur për mënyrën se si e interpretuan lojën, ndonëse ishte një orar i papërshtatshëm për të luajtur, për shkak të temperaturave. Fillimisht kërkuam të jemi në ekuilibër, por më pas pësuam një gol dhe u zhvendosëm më përpara, ku gjetëm golin e barazimit dhe mund të bënim edhe më shumë.

Ka pasur shumë zëra për të ardhmen tuaj, si i komentoni ju?

Nuk kam asnjë koment. Të gjithë kanë të drejtën e tyre të flasin, ndërsa unë përqendrohem te puna ime me Tiranën.

A ka racizëm në Shqipëri?

Padyshim që po, pasi do të isha gënjeshtar po të thosha të kundërtën. Kam kaluar gjysmën e jetës këtu dhe nuk kam pasur probleme me njeri, por racizëm ka, ndonëse nuk mund ta përcaktoj unë se në çfarë mase shfaqet kjo sjellje. Megjithatë në të gjithë botën ka racizëm, madje edhe në Nigeri ka nacionalizëm.

A mendoni që është një gabim shitja e Muçit, duke qenë se mund të largohet edhe Egbo për sezonin e ardhshëm?

Jo, pasi jemi një klub që kemi nevojë edhe për të ardhura, ndaj nuk mund të refuzojmë kur vjen një ofertë e mirë. Është një mundësi e mirë që të përfitojë edhe Muçi, por edhe klubi i Tiranës.

Sa të favorizuar do të jeni në ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeut?

Duke qenë se ne e siguruam kualifikimin që në ndeshjen e parë, mendoj se mund të jemi disi më të freskët në fundjavë, por nuk do të ndikojë shumë gjithsesi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco